Rei Manaj vijon të tregojë një formë shumë të mirë te Barcelonën B në Divizionin 2 në Spanjë, teka ka arritur që të gjejë sërish rrugën e rrjetës. Lushnjari ka shënuar golin ë parë për katalanasit në minutën e 41-të, duke rihapur sfidën ndaj Llagostera, që kishte shënuar dy herë, me Kortes në minutën e 19-të dhe Gil në minutën e 34-t.
Manaj pasi merr një top në zonë, ia del që me forcë ta mbrojë, për ta dërguar më pas në fundin e rrjetës. Ky është goli i tetë për Manajn me Barcelonën B këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares që vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer.
Gooool Rey Manaj!! pic.twitter.com/PXPjrPIfrP
— Piotr Guziński (@Nyctophile1_) March 7, 2021
Discussion about this post