Home Aktualitet Manastirliu m...

Manastirliu me pedagogët e Universitetit të Durrësit

3
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu nisi nga Durrësi turin e dëgjesave në universitete, në kuadër të përgatitjes për fillimin e vitit të ri akademik dhe marrjen e mendimeve për krijimin e një oferte akademike atraktive dhe konkurruese për të rinj që zgjedhin universitetet shqiptare.

Ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universiteteve, përfshirja e programeve të studimit në gjuhë të huaj, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me stafin akademik të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Bashkëpunimi, dialogu me ju dhe ndërveprimi proaktiv i përbashkët, është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që ne të arrijmë sa më shumë programe, të cilat janë të ndërkombëtarizuara, të jenë programe të cilat të kenë diploma dyfishe, dhe programe në gjuhë të huaj. Ne duhet të fillojmë shumë shpejt, që të kemi programe nga cikli i parë deri në ciklin e tretë në anglisht, është një emergjencë për të gjithë universitetin, në mënyrë që këto diploma vërtetë janë diploma dyfishe, por të jenë të njohura në 100% të kurrikulës për t’u mësuar në gjuhën e huaj”,- theksoi Ministrja Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit me Rektoren e Universitetit, Prof. Kseanela Sotirofski, dekanë, shefa të departamenteve dhe pedagogë të Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit foli edhe profilizimit të programeve në universitete, në mënyrë që të përditësohen në sajë të kërkesave aktuale të tregut të punës.

“Duhet të bëhet një vlerësim, që do të bëhet së bashku me ju, i programeve ekzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot që regjistrimet në kuadër të kuotave që ju keni parashikuar dhe që ne ju kemi dhënë, nuk janë në 100% të plotësimit të tyre, ndaj, duhet bërë një vlerësim se s mund të ketë më përpuethshmëri, se si mund të përmirësohen”,- tha Ministrja Manastirliu.

“Universitetet duhet të kthehen realisht në bërthama të kërkimit shkencor”, tha Manastirliu, kur foli për ligjin për shkencën, i cili do të miratohet së shpejti.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka dëgjuar idetë dhe sugjerimet e profesorëve të fakulteteve të këtij Universiteti, për zhvillimin e kurrikulës së arsimit të lartë profesional, në drejtim të praktikës dhe zgjerimit të bashkëpunimit me institucionet qendrore, lokale dhe biznesin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit