Home Aktualitet Manastirliu p...

Manastirliu për Covid-19: Jemi vend me risk të ulët, kemi 967 mijë vaksina

5
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, tha se vendi ynë ka dalë nga zona e riskut për përhapjen e Covid-19. Manastirliu bëri me dije se 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Po ashtu nga marrëveshja e sotme, garantohen të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC.

”Sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matëse që është 5 raste për 100 mijë banorë. Kemi dalë nga zona e riskut moderuar dhe sipas të gjitha të dhënave ndërkombëtare jemi konsideruar si një vend me risk të ulët për përhapjen e Covid-19. Procesi i vaksinimit do të vijojë. Sot presim 11.700 doza të vaksinës Pfizer. Arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Marrëveshja që sjellim për miratim në këtë seancë garanton edhe 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC. Kjo do të shërbejë edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimit. 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57-vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar. Kjo është koha më e mirë për të intensifikuar këtë proces jetik. Jemi të vetëdijshme se lufta me Covid-19 ende nuk ka përfunduar. OBSH edhe së fundmi ka apeluar për kujdes pasi kjo pandemi ka ende të panjohura. Ndaj lehtësimi gradual i masave duhet të shoqërohen me vigjilencë të shtuar. Sezoni verës po shoqërohet edhe me masa të shtuara”.

Nga ana tjetër, Manastirliu u shpreh se 20 mijë doza vaksinash anti-covid që erdhën këtë të hënë dhuratë nga Greqia, janë shenjë që solidariteti na bën më të fortë. ”20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë. Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë. Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”.

Vaksinat u pritën mëngjesin e sotëm në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini si dhe nga ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou. Vaksinat mbërritën në aeroportin e Rinasit me anë të një fluturimi privat dhe shoqëroheshin nga Alexandros Diakopoulos, drejtor i Përgjithshëm për Ndihmën Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë. Kjo i fundit u shpreh se dërgesa e vaksinave të sotme është e para që Greqia dërgon në mënyrë bilaterale në një vend tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit