Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: Varianti Delta më i transmetueshëm! Vaksinimi thelbësor për kufizimin e përhapjes

9
0

70 mijë persona janë vaksinuar javën e vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771. Shifrat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e djeshme ishte dita e fundit ku qytetarët mbi nga 18 vjeç e lart mund të vaksinoheshin.

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi. Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve“, shkruan ministrja.

Me konfirmimin e pranisë së variantit Delta në vendin tonë, Manastirliu i bën apel qytetarëve që të vaksinohen si dhe të respektojnë masat anti-COVID, si të vetmet mënyra për të penguar përhapjen e këtij virusi.

“Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit“, shton Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit