Home KRYESORE Mandati i dep...

Mandati i deputetit drejt skadimit, Berisha do shkojë me turma në parlament

2216
0

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar disa herë që ti jepet e drejta kushtetuese për të shkuar në sallën e parlamentit si deputet, ndërkohë që SPAK dhe Gjykatat nuk i kanë dhënë të drejtë.

Por burime nga kampi i Berishës tregojnë se edhe pak ditë e mbaron mandati i deputetit të Sali Berishës, pasi kur nuk shkon 6 muaj rrjesht në parlament automatikisht humbet mandatin e deputetit.

Ndaj Berisha ka vendosur që në javën e fundit të mbarimit të mandatit do të shkojë me turma nga shtëpia e tij direkt në sallën e Kuvendit. Kjo mund të sjellë përplasje të dhunshme mes policisë dhe mbështetësve të Berishës, sikurse mund të sjellë që SPAK të kërkojë nga gjykata e posaçme që të ndryshojë masën e arrëstit, direkt me arrest në burg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit