Home Aktualitet Manjani: Shik...

Manjani: Shikoni RAI o gazetarë dhe media që mashtroni e helmoni me llogje pazari!

2924
0

Nga Ylli Manjani

Ja pra sa kollaj zhbëhet e gjithë propaganda e Ed Ramës dhe kazanit të tij. Propagandë e cila helmon e mashtron njerëzit 24 orë në ditë.

Mjafton një gazetar i pavarur që bën punën i lirë dhe një media që nuk merr telefonatë për të mos lejuar transmetimin. (Në fakt jam i bindur që ka patur ndërhyrje, por ndërhyrsit nuk ia kanë dalë dot)

Bild zbërtheu skemën e presionit mbi zgjedhjet. RAI zbërthen rregullisht lidhjet e nivelit të lartë qeverisës me trafikun e drogës dhe mafien.

Ja kaq!

Dëgjuat apo jo, ju media e gazetarë që bëni lajme me “burime”! Helmoni e mashtroni dynjanë me llogje pazari e pazaresh.

Kjo është arsyeja themelore që në shtëpi prej vitesh nuk shohim asnjë edicion lajmesh apo emision debati nga kanalet shqiptare.

Engjëll Agaçi reagon pas reportazhit të medias italiane: Do t’i padis për shpifje!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit