Maqedonia e Veriut me një president shqiptar? Zeka dhe Nesho zbulojnë prapaskenat: Ata nuk tejkalojnë inatet

Gjashtë maqedonas, dy shqiptarë dhe një boshnjak, janë në garën e madhe për president të Maqedonisë së Veriut. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë që sigurisht do të ndodhë do mbahet më 8 maj, në ditën kur votohet edhe për Zgjedhjet Parlamentare.

Xhokaxhi: Synimi për të patur një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut është diçka e rëndësishme, por sa e realizueshme është për ju?

Nesho: Politika shqiptare nuk po kërkon presidentin në këtë rast, por më shumë një pozicion për ta përdorur në zgjedhjet e ardhshme për pozicionin që duhet të kenë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Po të ishte ideja që shqiptarët e RMV të kërkonin figurën e Presidentit, do të binin në unitet dhe do të kishin një dakordësi më të gjerë. Së dyti, figura e presidentit është figura e unitetit kombëtar dhe duhet të vijë një jo nga partitë e pastra etnike dhe ne fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut kemi parti politike që mbrojnë interesat e shqiptarëve. Ka qenë një traditë e tillë shumë e mirë për faktin se shqiptarët trajtoheshin si element i dorës së dytë, tashmë ka një periudhë të gjatë pas marrëveshjes së Ohrit që shqiptarët kanë atë elementin shtet-formues. Për të arritur që të zgjedhin një president, dhe pse jo të jetë shqiptar, duhet të ketë një moment tjetër me qëllim që këto parti të integrohen sa më shumë dhe të kthehen në personalitete të jetës maqedonase.

Xhokaxhi: Bujar Osmani me një karrierë shumë të pasur politike, ministër në kabinetet qeveritare, synon të shkojë drejt Presidencës. Me votim direkt sikurse zgjidhet Presidenti në Maqedoninë e Veriut është thuajse e pamundur, por të tentosh është gjithmon mirë. Marrim shembullin e Abazoviçit në Mal të ZI, a mund të ndodh në këtë rast? A është emancipuar RMV në këtë rast?

Zeka: Unë nuk besoj se Bujar Osmani ka një shans të zgjidhet President për faktin se faktori shqiptar aty nuk tejkalon inatet dhe budallallëqet në mes vetes për të dalë me një kandidat. Nuk kemi ne atë traditën e vjetër të shtetformimit. Edhe kur u zgjodh Talat Xhaferri kryeministër, opozita shqiptare nuk e votoi. Po ta shohësh faktorin në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Në politikat e jashtme ne kurrë nuk kemi qenë të bashkuar. Opozita në Shqipëri, mirë brenda, por edhe në vizitat jashtë shtetit e shan qeverinë dhe e bën për 5 lekë. Të njëjtën gjë e bën opozita në Kosovë dhe në Maqedoni. Për këtë, faktori shqiptarë nuk ka dal me një emër dhe nuk kemi shans. Po të ishim vetëm një kandidat shanset do të ishin shumë reale.

SHKARKO APP