Marco, një shqiptar i jashtëzakonshëm në Itali-kandidat për europarlamentar në zgjedhjet e qershorit

Shqiptarët kudo në botë po nxjerrin emra VIP në fusha të ndryshme. Ata, me talentin e tyre, po konkurojnë edhe në fushën e politikës europiane. Dhe një emër i jashtëzakonshëm që ka bërë karrierë në Itali, është edhe Muharrem Salihu, i njohur edhe si Marco. Ai është një sipërmarrës dhe filantrop italo-shqiptar që ka hyrë në garën për Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në zonën veri-lindore me koalicionin “Stati Uniti D’Europa”.

I lindur më 25 maj 1968 në Tupale, ish-Jugosllavi, aktualisht jeton në Venezia prej mbi tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë i përkushtuar jo vetëm në menaxhimin e disa restoranteve dhe aktiviteteve tregtare, por edhe në diplomaci dhe aktivizmin për të drejtat e minoriteteve.

Pas përfundimit të studimeve në Ekonomi dhe Financa në Universitetin e Zugut në Zvicër, Marco themeloi Mela Holding Group Srl në Venezia, një grupim që përfshin katër shoqëri dhe një OJQ. Përmes këtyre kompanive, ai promovon një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje të vazhdueshme, duke parë përpara për investime edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Përveç aktivitetit të tij si sipërmarrës, Marco është një pjesë e stafit akademik në Unicampus HETG, në Zvicër, ku ndan përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ai gjithashtu është anëtar i Bordit Këshillues Ndërkombëtar te Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe pjesë e Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Për angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor, Marco është nderuar me titullin “Kavalier i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Karriera e tij politike përfshin një pozitë si deputet në Komunën e Medvegjës, në Serbi, ku ka punuar palodhur për të inkurajuar komunitetin lokal të qëndrojë në vendlinjen e vet.

Për të përmbushur objektivat politike të kandidaturës së tij në Zgjedhjet Evropiane, Marco synon të përfaqësojë veçanërisht komunitetin italo-shqiptar, i cili është i ngulitur thellë në gjithë veri-lindjen e Italisë dhe të gjitha minoritetet.

“Ajo që nevojitet është lufta kundër të pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivele të larta, që jo vetëm rrit mirëqenien e njerëzve, por gjithashtu parandalon konflikte dhe luftëra që vazhdojnë të gjakosin tokën tonë”, shton Marco.

Tema e të drejtave të njeriut do të jetë pikënisja për betejat e tij brenda institucioneve evropiane. Angazhimi i tij në parlament do të jetë drejtuar gjithashtu për të forcuar projektet dhe iniciativat që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në komunitetet e Ballkanit duke krijuar një urë lidhëse edhe më të fortë mes Italisë – Shqipërisë – Evropës duke filluar nga programet e bashkëpunimit “Interreg” dhe “Adrion”.

Për të përmirësuar impaktin e këtyre programeve, janë të nevojshme kompetenca projektuese të forta dhe lidhje partneriteti të qëndrueshme dhe në këtë drejtim, Marco synon të bëjë ndryshimin për të përforcuar veprimtarinë e rajoneve të veri-lindjes dhe shoqatat territoriale që janë kryesore në shumë iniciativa në nivel makroregjional në këtë fushë.Veri-lindja e Italisë për arsye historike, kulturore dhe gjeografike është tashmë shumë e lidhur me Ballkanin Perëndimor, dhe me drejtimin e duhur, ajo mund të luajë rolin e “hapësirës së rrugës” për këtë proces të rritur të integrimi brnda bashkëpunimit evropian dhe dialogut transkufitar.

Ndaj shqiptarët e Italisë që kanë nënshtetsi italiane duhet ta votojnë Marcon, shqiptarin që konkuron në këto zgjedhje për europarlamentar.

SHKARKO APP