Home Aktualitet Marrëveshja p...

Marrëveshja për 5G, Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj! Rama: Të mos lejojmë ndërhyrjen e aktorëve të tretë

8
0

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në agjendën e publikuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, shihet se Blinken, ka rezervuar dhe një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Takimi mes tyre do të zhvillohej në orën 17:30, me orën lokale, dhe temë e bisedimeve mes dy zyrtarëve të lartë të shteteve ishte dhe çështja e rrjetit 5G.

“Mendoj se po vendosni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, u shpreh Sekretari Blinken.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama kërkoi moslejimin e ndërhyrjeve nga aktorë të tretë.

“Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen”, u shpreh Rama.

Takimi Blinken-Rama u njoftua sot Departamenti Amerikan i Shtetit

“Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në Cornëall, Mbretëria e Bashkuar, Bruksel, Belgjikë, dhe Gjenevë, Zvicër. 5:30 pasdite Sekretari Lokal Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se Blinken e ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Urimi i tij për Ramën erdhi vetëm disa javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” nga DASH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit