Auto-shkollat mbeten të paqarta mbi kohën se kur do të nisë shtrenjtimi, kjo në pritje të sqarimit të kërkuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës mbi marrëveshjen që rrit çmimet e patentave.
“Deri më tani nuk ka ndodhur. Kanë kryer ndryshim e proceseve ligjore ndërsa ne ende nuk dimë shumë ndonëse paguajmë taksa”, thotë Skënder Hasmeta, administrator i një auto-shkolle.
Vendimi për rritjen e çmimeve të patentave ka nxitur një valë regjistrimesh nga kursantë që duan të përfitojnë nga tarifat aktuale. ”Ka pas shumë telefonata për pyetje dhe regjistrime. Ka edhe nga ata që po marrin lekë borxhe e po regjistrohen tani për të shmangur shtrenjtimin”.
Për të justifikuar kostot e rritura, auto-shkollat në vend thonë se do të dyfishojnë kohën e përgatitjes teorike dhe praktike të drejtuesve të rinj të automjeteve.