Home KRYESORE Masakër në Ma...

Masakër në Mal të Zi, 34-vjeçari vret 10 persona në rrugë. Monstra vritet nga policia

3201
0

Një masakër e tmerrshme ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi. 34-vjeçari Vučko Borilović ka vrarë 10 persona, ndërsa 6 u plagosën, mes tyre një polic. Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sulmuesi ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Sipas informacioneve jozyrtare, 34-vjeçari ka qëlluar edhe në drejtim të policisë, por autori është vrarë nga uniformat blu. Policia u përpoq të nënshtronte sulmuesin që qëlloi njerëz në mënyrë të rastësishme. Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet.

Mësohet se konflikti ka nisur në familjen e autorit, ku ai ka marrë armën dhe ka qëlluar, më pas ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar edhe fqinjët dhe kalimtarët.

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar për masakrën e ndodhur në Cetinje, ku një 34-vjeçar për arsyeje ende të paqarta ka vrarë 1o persona. “I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, ka thënë Abazoviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit