Maskra e Velipojës me 4 të vrarë. Burg për dy të plagosurit, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që shkaktoi katër të vrarë.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Shqiponja Milla. Ndërsa gjyqtar i masës ishte Besmir Stroka.

Akuzat e dy të arrestuarve: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

SHKARKO APP