Maturantët në ditën e dytë të protestës, bllokohet rruga e Durrësit

Provimi i matematikës për maturantët është një hallkë e fortë që ka detyruar këta të fundit që të dalin edhe këtë të dielë në protestë. Provimi i cili ngjalli shumë reagime prej vështirësisë së tij, pasi për ta ishte një tezë jashtë pritshmërive. Maturantët bllokuan rrugën e Durrësit në shenjë revolte me arsyetimin se duan një përgjigje nga ministria e Arsimit dhe reagimi i ministres Kushi nuk ishte i mjaftueshëm.

Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, është ende duke u vlerësuar niveli i vështirësisë së provimit dhe nëse tejkalon nivelin e parashikuar atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test.

Protestat u zhvilluan në disa rrethe ndërsa në mbështetje të tyre dolën dhe disa prindër të cilët u shprehen të irrituar për situatën në të cilën ndodhen fëmijët e tyre. “Këta po tallen me të ardhmen e fëmijëve tanë. Stresin dhe mundin e fëmijëve tanë kush na e paguan. Vajza nuk ka fjetur gjumë fare, është bërë me stres, nuk ha, nuk pi, nuk fle, ka studiuar ditë natë”, theksoi njëri nga prindërit.

SHKARKO APP