Home Aktualitet Maturantët vi...

Maturantët vijojnë protestat, ministrja Kushi: Ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë

10
0

Maturantët vijojnë protestat, të cilët nuk pranonin kurrësesi provimin e Matematikës, bëri që ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi të deklarojë se do të ulet kufiri minikal i pikëve për çdo notë. Po ashtu Kushi sqaroi se pas analizës që grupet e punës bënë për testin e matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me programin, është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”,-është shprehur Kushi.

Sipas njoftimit për shtyp, thuhet se MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatorë për këtë proces dhe administrimin e tij. ”Pas përfundimit të procesi të maturës 2021 Ministria e Arsimit do të bëjë një analizë të thellë me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës. Ju uroj të gjithëve shumë suksese te provimet me zgjedhje nesër”, tha Kushi.

Maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit për testin e lëndës së Matematikës, për të cilin thanë se kishte nivel të lartë vështirësie si dhe pyetje që nuk i kishin zhvilluar gjatë tre viteve të gjimnazit.

Sërish maturantët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, edhe pse në numër më të vogël, ata nuk tërhiqen edhe pse ministrja pranoi që të ulë kufirin minimal të pikëve. Ata shprehen sërish të pakënaqur, duke përmendur se nuk do të munden të fitojnë asnjë degë të vlefshme. “Kjo ka për të shkuar deri në bojkotim, ajo po kërkon që të na zbusë, por çfarë dege do të fitojmë, duke na e çuar notën nga 4 në 5”, tha njëra nga protestueset.

Maturantët në Vlorë kanë protestuar sot, kundër sistemit të pikëzimit dhe testit të matematikës, që sipas tyre ishte plagjaturë. ”Kërkojmë të drejtat tona, testi ishte plagjaturë, nëse nuk shikohet sistemi i pikëzimit do të bojkotojmë provimin e nesërm”, tha një nxënës. Një tjetër nxënëse, arsyeton numrin e pakët të tyre në protestë, me frikën e të tjerëve. ”Jemi kaq pak se vlonjatët kanë frikë të protestojnë, mendojnë se ne jemi me parti. Jam një studente e notës dhjetë, me këtë test nuk marr dot as 6. Të rishikohet sistemi i pikëzimit”,-thanë më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit