Home Kronike Mazniku: Emig...

Mazniku: Emigrantët po blejnë prona në Tiranë, oferta për apartamente në përputhje me kërkesat

305
0

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se Tirana është rritur me 35-45 mijë veta dhe se oferta në treg për apartamente është në përputhje me volumin e kërkesës. Duke folur në ”MCN Tv”, Mazniku nënvizon se deri në këto momente, ka një kërkesë të qëndrueshme për ndërtime të reja.

“Unë mund t’ju jap vetëm një numër i cili është i thjeshtë. Ka dalë para pak ditësh ekstrakti i listës zgjedhore të qytetit të Tiranës. në listën zgjedhore të dalë, Bashkia Tiranë ka 703 mijë votues, ndërkohë që 2 vjet më parë në zgjedhjet e 2021, kishte 680 mijë. Që do të thotë, vetëm lista e votuesve, vetëm lista e zgjedhësve të regjistruar formalisht në Tiranë si banorë dhe mbi 18 vjeç, është 23 mijë veta më shumë. Duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë fëmijë, do të thotë Tirana në këto 2 vite është rritur minimalisht me 35 mijë veta, maksimalisht me 45 mijë veta. Që do të thotë që nëse ne do përpjestojmë 20 mijë njerëzit e rinj që vijnë çdo vit në Tiranë, me sipërfaqe për m2, do të kuptojmë që oferta në treg është proporcionale me volumin e kërkesës. Tirana gjithashtu po kthehet në një destinacion të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë të cilët në formë investimi, apo në formë të blerjes së një banese ku ata shpresojnë të kthehen dhe të banojnë kur të dalin në pension, apo në një moment tjetër, janë duke blerë një shtëpi në Tiranë”, tha Manziku.

Mazniku tha se në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE i shtëpive është rritur me 50%. “Në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar është rritur në qytetin e Tiranës është rritur me rreth 34%. Ndërkohë që në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE ësht rritur me 50%. Që do të thotë rritja e çmimit që ne jemi duke u përballur, është edhe ai në përputhje me një strukturë të rritjes së çmimeve të “real estate”, i cili është pjesë e një strukture ekonomie globale. Nuk është duke ndodhur ndryshe këtu nga si po ndodh në Milano, si po ndodh në Romë, si po ndodh në Budapest, në Zagreb, apo në Beograd”, deklaroi Mazniku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit