Home Aktualitet Mbahet Kuvend...

Mbahet Kuvendi i LZHK, Shehi: Gati programi me 4 pika, një shteg i ri opozitar

56
0

Për t’u paraqitur si një alternativë më e mirë opozitare, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mblodhi këtë të premte Kuvendin. Kryetari i Lëvizjes, Dashamir Shehi shpalosi programin me 4 pika për zgjedhjet e vitit 2025.

Shqipëri me lista të hapura votim elektronik. E di pse nuk I duan partitë e mëdha se kanë një ushtri me komisioner që vjedhin votat. Duhet të ndalemi tek bujqësia ku tokat rrinë djerrë. Arsimi i pazhvilluar por dhe mësues të papaguar siç duhet. Duhet rritje pagash e pensionesh. Ky është programi jonë 4 pika për zgjedhje të cilin do e zhvillojmë më tej.”, tha Dashamir Shehi, kryetar Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

Shehi u ndal tek reforma zgjedhore të cilën e konsideroi një mundësi kryesore por të shpërdoruar nga partitë për qëllime politike.

“Duam ti japim një shteg të ri rrugëtim të ri konceptit opozitar. Nëse reforma zgjedhore nuk prodhon entuziazëm për opozitën për çfarë është. Që ti garantoj një opozite 40-50 mandate. Se për këtë punë bëhet lufta po kemi 12 vjet në opozitë.”, vijoi Dashamir Shehi.

Për rezultatin në zgjedhjet e kaluara por dhe marrëdhëniet me SHBA, Shehi shigjetoi opozitën.

“Opozitë që s’ka qejf ndërkombëtarët. Pse fajin Amerika na e ka. Kemi mundësi të bëjmë dhe aleancë me të tjerët në vijim se nuk jemi armiq pavarësisht se mund të na konsiderojnë të tillë.”, deklaroi më tej Shehi.

Një shteg të ri për konceptin opozitar me ide të qarta për t’u dhënë zgjidhje problemeve të shqiptarëve, e cilësoj programin e ri të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtare Dashamir Shehi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit