Home Aktualitet Mbërrijnë 259...

Mbërrijnë 259 fëmijë, gra e burra afganë në Shqipëri

68
0

Një tjetër grup afganësh kanë mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njofton në një postim në Facebook se janë 259 fëmijë, gra e burra që janë ulur në tokën shqiptare për t’u strehuar.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë” shkruan ministrja.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit