Mbërrijnë dhe 67,860 doza Pfizer në Shqipëri

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 67,860 doza të vaksinës Pfizer.

“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend🇦🇱

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”, shkruhet në postimin e kryeministrit.

SHKARKO APP