Me 160 km/orë në Lushnjë-Rrogozhinë, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Është gjendur pa shenja jete trupi i F. Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëmë me makinën e tij tip Ford ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Mësohet se trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar. Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.

I riu ka ecur me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë, sipas policisë rrugore. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore.

 

SHKARKO APP