Me ngjyra dhe flamuj, muzikë dhe maska

Lojërat Olimpike Verore u shtynë një vit për shkak të pandemisë, por sot në Stadiumin Olimpik të Tokios u zhvillua ceremonia shumëpritur.    

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - Naomi OsakaFiks në orën 20:00 (ora lokale) në Stadiumin Olimpik të Tokios u ndezën dritat e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Verore.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020

Ato u shtynë një vit për shkak të pandemisë.

Ceremonia e hapjes filloi me imazhin e një sportisteje të vetmuar për të tërhequr vëmendjen për problemet e sportistëve gjatë pandemisë.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020

Lojërat Olimpike Verore po zhvillohen pa spektatorë, por gjithësesi me disa të ftuar të shquar për ceremoninë e hapjes.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe Perandori japonez Naruhito

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, qe i pranishëm në stadiumin olimpik së bashku me Perandorin japonez Naruhito.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 | Jill Biden und Emmanuel MacronJill Biden dhe Emmanuel Macron

Ndër të ftuarit në ceremoninë e hapjes ishte edhe zonja e parë, Jill Biden, që erdhi nga SHBA si dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Atletët hynë relativisht shpejt në stadiumin olimpik dhe e përshkuan po ashtu relativisht shpejt pistën rreth tribunave për të evituar infektimet.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - TürkeiNë shumicën e ekipeve flamurin e mbajtën një sportiste femër dhe një mashkull

Shumica e ekipeve ndoqën rekomandimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që flamurin ta mbanin një sportiste femër dhe një mashkull.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 | UKEkipi britanik

Për ekipin e Britanisë së Madhe flamurin e mbajtën Hannah Mills dhe Mohamed Sbihi.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - Deutschland

Ajo që nuk transmetohet në pamjet televizive është fakti se shumë atletë u larguan menjëherë pas parakalimit nga stadiumi pa pritur që të mbaronte festa, për të shmangur qëndrimin në pjesët e brendshme të stadiumit.

Kurse disa të tjerë, si tenisi serb Novak Djokovic, nuk morën fare pjesë në ceremoni.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - TongaEkipi i ishullit Tonga

Nxehtësia dhe pandemia e bëjnë ceremoninë jo vetëm të këndshme, por edhe stresuese.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - Tadschikistan

Sportistët nga Taxhikistani shkaktuan një turbulli të vogël, sepse hynë në stadium pa maskat e detyrueshme. Ende nuk dihet se pse, por vështirë se mund t’i kenë harruar ato në dhoma nga eksitimi.

SHKARKO APP