Home Aktualitet Më shumë dele...

Më shumë delegatë ”ndotës” në samitin për klimën

41
0

Në një kohë që flitet për ndotjen, në samitin Cop26 për ndryshimet klimatike ka më shumë delegatë të lidhur me industrinë e karburanteve fosile sesa përfaqësues të një shteti të vetëm.

Organizata ”Global Witness”, zbuloi 503 persona me lidhje me interesat e karburanteve fosile që janë akredituar për eventin. Ata delegatë lobojnë pro industrisë së naftës dhe gazit dhe aktivistët thonë se nuk duhej të lejoheshin të merrnin pjesë.

“Industria e karburanteve fosile ka shpenzuar dekada duke mohuar dhe shtyrë veprimet konkrete për krizën klimatike, prandaj ky është një problem i madh. Ndikimi i tyre është një ndër arsyet më të mëdha pse bisedimet 25-vjeçare të Kombeve të Bashkuara për klimën nuk kanë çuar në reduktime reale në emetimet globale”, tha Murray Worthy, Global Witness.

40 mijë njerëz po marrin pjesë në Samitin e Klimës që mbahen në Glasgou prej një jave. Brazili ka ekipin më të madh të negociatorëve, sipas të dhënave të OKB-së, me 479 delegatë. Global Witness, është një organizatë që ka si mision kundërshtimin e rasteve të abuzimit me pushtetin, të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të sigurojë të ardhmen e planetit tonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit