Më shumë se 2 muaj nga marrëveshja Kosovë-Serbi, Grenell: Po zbatohet! Administrata e Trump ndërmerr veprime të shpejta – Gazeta Koha Jone

Më shumë se 2 muaj nga marrëveshja Kosovë-Serbi, Grenell: Po zbatohet! Administrata e Trump ndërmerr veprime të shpejta

Ambasadori amerikan Richard Grenell siguron se marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar nga palët në prani të Trump më 4 shtator në Uashington është duke u zbatuar.

Reagimi i Grenell ka marrë shkas nga një takim i disa ditëve më parë të një delegacioni amerikan të Departamentit të Energjisë me liderat e biznesit për të diskutuar me rëndësinë e diversifikimit të pasurive dhe burimeve energjitike të Kosovës.

Sipas Grenellit, administrata e Trump merr dhe do të ndërmarrë veprime të shpejta.

”Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta.”- shkruan Grenell.

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

EDITORIAL

30 vite KOHA JONE