Home Aktualitet Media italian...

Media italiane në banesën e Berishës, çfarë do të bëjë drejtësia me të?

560
0

Për herë të parë që pas 30 dhjetorit 2023, një media është futur brenda banesës ku qëndron i izoluar Sali Berisha. Media italiane, “Rai3”, ka bërë një reportazh lidhur me ndërtimin e kampit të refugjatëve që pritet të vijnë nga Italia në vendin tonë, në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy palëve.

Në këtë reportazh investigativ thuhet ndër të tjera se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro. Përveç ekspertëve dhe personazheve italianë, në intervistë janë marrë edhe personazhe të njohur të politikës shqiptare, si ministri Taulant Balla, e po ashtu ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Berisha dhe Malltezi kanë zgjedhur që të japin intervistë për mediat italiane dhe të shkelin kështu masën e “arrestit në shtëpi”, pasi gazetari ka shkuar në ambientet e banesës së tyre, gjë që nuk e kanë bërë më parë për mediat shqiptare.

“Po, jam nën arrest shtëpie, por për arsye politike”, shprehet Berisha teksa gazetari i thotë se ndodhet në këtë masë e se nuk i lejohet që të ketë komunikim me askënd. Nuk dihet sesi do të reagojë drejtësia në këtë vend për sjelljen e Berishës dhe të dhëndrit të tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit