Home Aktualitet Mediat greke:...

Mediat greke: Greqia do bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE-në

61
0

“Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarrës, Fredi Beleri”, kështu shkruan Protothema.

Media greke më tej vijon: Sipas informacioneve, sot në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka paraqitur një rezervë në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive në lidhje me çështjen e Fredi Belerit.

Ky lajm vjen një javë përpara se Gjykata e Tiranës të marrë në shqyrtim këtë çështje.

“Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të marrë në shqyrtim, pas shumë muajsh pengesë, kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet gjykimi normal për akuzën e blerjes së votës ndaj tij”, shkruan Protothema.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit