Merr flakë në ecje makina në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip Benz me targa AA 002 IR ka marrë flakë pak mesditën e sotme në aksin e rrugës Fier-Patos në vendin e quajtur Portez.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë duke arritur të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia po heton për rrethanat e saj.

SHKARKO APP