Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC) për herë të parë u zhvillua online. Presidenti i SHBA-së Joe Biden në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e demokracisë, të cilën duhet të vazhdojmë ta mbrojmë.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi në fjalimin e tij në takimin virtual të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se demokracia „nuk krijohet rastësisht”. „Ne duhet ta mbrojmë, ta forcojmë, ta përtërimë atë. Ne duhet të dëshmojmë, që modeli ynë nuk është një relikë e historisë”. Demokracia është „rruga më e mirë, premtimi për të realizuar të ardhmen tonë”. “Nëse ne bashkëpunojmë me partnerët tanë demokratë, me forcën dhe besimin, atëherë e di, që ne mund të përballojmë çdo sfidë dhe të tejkalojmë çdo sfidues”, theksoi Biden, i cili iu drejtua një publiku europian për herë të parë qëkurse është në post.
Biden shprehu shqetësimin për kërcënimin mbarëbotëror të demokracisë nga përpjekjet autokratike. “Në shumë vende, ndër to edhe në Europë e në SHBA, procesi demokratik përballet me sulme. (…) Historianët do ta analizojnë këtë moement dhe do të shkruajnë për të. Eshtë një pikëkthese. Ai tha, se „beson fort, që demokracia duhet të triumfojë”.
Ky mesazh duhet të shkojë edhe te Edi Rama që nuk ka asnjë lidhje me demokracinë në 4 vitet e fundit, pasi zhvilloi zgjedhje lokale pa opozitën, pushtoi krejt institucionet dhe qeveris me arrogancë, natyrisht në favor të oligarkëve.
Discussion about this post