Home Aktualitet Mesazhi që i ...

Mesazhi që i dërgoi 21-vjeçarja të dashurit, para se ti jepte fund jetës: Kur të vish..

5415
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë. Kryesor është mesazhi që Aldorjana Loshi i ka dërguar për herë të fundit të dashurit përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruar policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë. Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet. I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.

Aldorjana Loshi efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit. Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit