Barcelona do të përballet me Real Sociedad këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, por lajmet që vijnë nga kampi “blaugrana” konfirmojnë me shumë mundësi mungesën e Lionel Messit. Argjentinasi nuk hipi në autobusin që transportonte lojtarët në “Ciudad Deportiva Rafael Gómez del Cordoba”.
Siç ndodh zakonisht, lojtarët i janë nënshtruar një seance të lehtë para ndeshjes, por Messi dhe Araujo nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.
Deri tani nuk ka asnjë shpjegim nga Barcelona për mungesën e mundshme të kapitenit, por ESPN ka raportuar se ai është pothuajse i përjashtuar, pasi ka patur shqetësime të shtunën e kaluar në Granada, edhe pse në fakt trajneri Koeman u shpreh se e zëvendësoi sepse donte që ta linte pushim.
Discussion about this post