Meta: Në Pustec falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje!

Nga Ilir Meta-

Kënaqësi të kishim sot në Tryezën e Arsimit në Korçë një mike të veçantë nga Maqedonia e Veriut, Kryetaren e Komisionit për Arsimin në VMRO-DPMNE, ish-deputeten, znj.Vesna Janevska.

Me shumë të drejtë ngriti shqetësimin e shpopullimit dramatik të Pustecit, që e ka renditur këtë Bashki, me potenciale të jashtëzakonshme, në vendin e parë në Qarkun e Korçës për numrin më të madh të rënies së nxënësve në klasat e para.

Në Pustec falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje, për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, se 5 milion eurot për ujësjellësin i përpiu korrupsioni.

Me Partinë e Lirisë komuniteti i mrekullueshëm maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!

Me zbatimin e 5 prioritetet tona kryesore do t’i rikthejmë Pustecit shkëlqimin e merituar dhe do t’i japim fund shpopullimit!

SHKARKO APP