Home Aktualitet Meta: Politik...

Meta: Politikat e PL nxisin mirëqenien e shtresave në nevojë

13
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, foli në lidhje me politikat e PL, duke u shprehur se një nga prioritetet kryesore janë pensionistët.

Ai shtoi se PL i ka të qarta politikat se si do t’i arrijë objektivat e saj, të cilat në radhë të parë nxisin mirëqenien e shtresave në nevojë

Sa i përket pensionistëve, ai tha se atyre do t’i dyfishohet pensioni brenda mandatit të parë.

“Jemi të qartë që nëpërmjet politikave të ndryshme, të cilat në radhë të parë nxisin mirëqenien e shtresave më në nevojë, ku prioritet më madhor kanë pensionistët, për të cilët do të ketë dyfishim të pensioneve brenda mandatit të parë” tha Meta ndër të tjera.

Meta tha po ashtu se pensionistët janë viktima të një shpërndarje jo të drejtë të rritjes ekonomike.

“Propaganda e qeverisë nuk mund të vijojë të gënjejë qytetarët për rritje pagash e pensionesh. Shifrat e tregojnë qartë se ky është mashtrim.

Qytetarët e pensionistët nuk janë përfitues të rritjes ekonomike, por viktima të një shpërndarje jo të barabartë të saj” shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit