Home Aktualitet Meta sulmon a...

Meta sulmon ashpër Altin Dumanin: Vilat e mia, florinjtë e mi t’i sekuestrojë dhe t’ia japë popullit!

6283
0

Burime të besueshme nga brenda SPAK flasin se një fletë-arresti është firmosur tashmë.

Ende nuk e bëjnë të ditur emrin, por nga veprimet që po kryhen me policinë e Shtetit, duket se SPAK do të jetë një emër që do të trazojë politikën.

Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Ilir Meta, nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, teksa tha se ky i fundit i kishte çuar njerëz për t’i thënë të largohet nga vendi, por Meta shtoi se do ta vijojë luftën e tij edhe nga burgu.

Mbështes deklaratën e ambasadës së SHBA-ve. Dje ua sqarova si është krijuar KLP-ja. Është krijuar mbi bazën e emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë prokurore me 69 vota. Miqve dhe aleatëve ua kam thënë me kohë “prokurorinë e keni ju dhe Edi Rama”. Vijmë te ‘Dumdumani’. U kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Te SPAK ka Dumdumanë, ka edhe njerëz që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kam bërë deklaratë solidariteti për prokuroren që ishte kërcënuar nga banditët. I them Dumdumanit 3 herë ke përmendur emrin tim që po më heton mua. Ke çuar njerëz që të më thonë të iki nga Shqipëria”, tha Meta.

“Legen si ti jam unë? Gjëmon vjehrrën time t’i që ta marrësh peng? Kujton se do marrësh Partinë e Lirisë ti që t’ia çosh atij tarallakut? Pse nuk nxorëm mësim ne me lulushët këtu që përdor çimkaxinjtë? Pse mo palaço kam frikë unë nga burgu yt? O palaço hajde dil në televizor me mua ti? Si flet ti në emër të SPAK? Ne SPAK prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij. Ti je injorant! Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Kur të duash ti dhe amerikanët ballafaqohemi këtu. Mua ka dashur të më fusë në burg legjendari që në vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit që të japësh dëshmi kundër Ilir Metës.

Ti merresh me ato punë se nuk ke takat që arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata të tjerët. Ti nuk ke takat se je palaço të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, por i Engjell Agaçit. Ka amerikanë të ndershëm që janë shumica, ka edhe McGonigalë. Unë jam nga rraca e Vojo Kushit. Dumdumani, vilat e mia, florinjtë e mi, t’i marrë dhe t’i sekuestrojë dhe t’ia japë popullit. Që t’i shkojë mendja Dum Dumanit me atë çantë që vë ashtu si teveqel, që do marrë Partinë e Lirisë, për t’ia çuar Edi Ramës…”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit