Home POLITIKE Meta sulmon B...

Meta sulmon Bashën: Për poshtërsinë e Lulushit opozita nuk ka asnjë këshilltar bashkiak

260
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, se për faj të atij opozita sot nuk ka asnjë këshilltar bashkiak.

“Shqiptarët janë të neveritur nga hipokrizia e Rilindjes dhe janë të paduruar për ndryshim e protesta. E dinë mirë se ka ardhur ora e përballjes finale e të vërtetë. Jemi gjithashtu para zgjedhjeve vendore. Duke qenë para zgjedhjeve ju siguroj se qëllim i Partia e Lirisë është rivendosja e pluralizmit në të gjitha bashkitë e vendit. Edhe për poshtërsinë e Lulushit opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjitha bashkitë.

Ishte kapur peng nga dosja Muzin, e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhore. I thanë ata një shashkë po doli në media të përjashtojmë nga PPE. Edhe m’u lut mua ai aman anuloje këtë të hyjmë në zgjedhje se kam bërë gabime. Ma dha datën 13 tetor Lulushi mua për të hyrë në zgjedhje.

Ky ishte mesazhi i Bundestagut të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse. Po si shpjegohet që Lulushi as nuk u regjistrua, thjesht për të më justifikuar mua si president, u regjistruan të gjithë partitë e opozitës ky jo. Nuk e linte Rama. Ama nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Sot është kudo në cdo aferë me Ramën, edhe sot janë bashkë kundër pluralizmit politik, për të shkatërruar opozitën dhe opozitarizmin. Kanë ardhur nga jashtë, kanë ardhur me porosi dhe sillen si kolonizator.

Llogaritë i kanë bërë gabim, pluralizmi politik nuk është ekzekutuar dhe do triumfojë shumë shpejt. Llogaridhënie do të jetë për të gjithë këta bastardë që kanë dhunuar kushtetën e Shqipërisë.

Edhe një herë, ju siguroj se Partia e Lirisë dhe Ilir Meta do të jenë në krye të kësaj beteje që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ndëshkimin për të gjithë ata bastardë që i vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë, ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe nuk do kenë kohë as të pendohen. Sepse padurimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm. Përpjekjet e tyre për një regjim monist kanë përfunduar përgjithmonë, në zgjedhjet vendore opozita do fitojë bindshëm dhe Partia e Lirisë do ketë një kontribut madhor”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit