Home Aktualitet “Metamorfoza”...

“Metamorfoza” e buxhetit, në aktin final iu shtuan fonde arsimit dhe iu hoqën shëndetësisë

96
0

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 737,4 miliardë lekë, 1,4 miliardë më shumë nga sa u parashikua fillimisht. Kjo pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon të mbledhë edhe më shumë para, 676 miliardë lekë nga 674,7 që besonte kur hartoi projektbuxhetin 2024. Pas diskutimeve mbi 1-mujore në komisionet parlamentare, Financat ndryshuan fondet në dispozicion për disa nga institucionet kryesore në vend, vendimmarrje të cilat u votuan nen për nen dhe në tërësi edhe në Parlament.

Pas edhe rezultateve tejet të dobëta në testin e PISA-s, buxheti për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të rritet në 78,8 miliardë lekë, 26,6 miliardë më shumë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të ketë më pak para në dispozicion për të shpenzuar. Buxheti për këtë institucion “rrudhet” kështu me 6 miliardë lekë.

Në vetëm 7 minuta kohë, ligjvënësit socialistë miratuan edhe ndryshime në buxhetet e skemës së pensioneve, shpenzimet e personelit dhe investimet publike. Pas miratimit nen për nen dhe në tërësi, projektbuxheti dhe paketa fiskale që shoqëron atë do t’i çohen për dekretim Presidentit. Pas marrjes së pëlqyeshmërisë nga aty, dy ligjet më të rëndësishme të financave të vendit do të bëhen të zbatueshme nga fillimi i vitit të ardhshëm. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit