Home KRYESORE Mevlan Shanaj...

Mevlan Shanaj: Viktor Zhusti, 81 vjeçari i “çmenduri” që mban skenën i vetëm mbi 90 minuta!

5054
0

Nga Mevlan Shanaj-

Këta dy artistë (Leka Bungo dhe Viktor Zhusti) kanë një miqësi gati prej 70 vjetësh. Brenda një viti vijnë të dy me dy drama ku na shpalosen si 50 vjeçarë të ditur dhe më shumë se të mënçur .

Në dramën e Dushan Kovaçeviçiit u përkonte drama me një vështrim gati biografik dhe tani më shumë se biografik të të dy autorëve! Të dy, autori regjisori Bungo me këtë Viktor Zhustin (ndoshta është “çmendur”), burri 81 vjeç qëndron në skenë i vetëm, sikur edhe fizikisht të qëndronte për mbi 90 minuta përsëri do çuditeshin mjekët e intelegjencës artificiale! Po ky interpreton duke mbajtur ment një tekst të shkruar (po nga një i çmendur tjetër).

Lutem, më kuptoni se si dy njerëz-aktor brilantë 80 vjeçarë na shpalosin një “Testament” unikal si tekst dhe unikal në rang jo shqiptar me performancën që na ngërtheu në Teatrin Kombëtar. Me këtë rast i uroj Leka Bungos “Gëzuar, edhe 100”! Viktor Zhustit vazhdo çmendu se kemi nevojë për kësi goditjesh! Mos humbisni rastin të merrni një sarkazëm të panjohur për diktaturën komuniste dhe në vazhdim simptomat recidiviste.

Janë dy ikona që shkelqejnë edhe kur ka diell!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit