Home POLITIKE Mijëra qyteta...

Mijëra qytetarë i japin lamtumirën policit të vrarë, Kurti: Me krimin s’ka kompromis

2
0

Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën policit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili sot u shpall hero. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij të skalitet në mbamendjen kolektive.

”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim”,-tha Kurti.

Po ashtu kryeministri Kurti theksoi edhe se me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis. “Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit