Mijëra shqiptarë “zbresin” në qendër të Londrës për të festuar Pavarësinë, disa të arrestuar

Mijëra shqiptarë zbarkuan në rrugët e Londrës Qendrore për të festuar ditën e Pavarësisë, duke hedhur fishekzjarrë dhe shishe, teksa disa prej tyre janë arrestuar nga policia.

Daily Mail raporton se rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarre, me Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme duke u parë duke lëvizur në trotuar dhe duke i rënë borive.

Por duket se autoriteteve britanike nuk iu ka pëlqyer ky organizim, kjo edhe për shkak të zhurmave të mëdha të shkaktuara nga fishekzjarrët dhe boritë e makinave luksoze.

Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa prej shqiptarëve, të cilët kishin refuzuar më herët urdhrin e tyre për të liruar sheshin dhe rrugët.

Sipas autoriteteve ata akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe bllokim të paligjshëm të rrugëve.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë qytetarët shqiptarë teksa festojnë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit.

SHKARKO APP