Minishengeni do të quhet “Ballkani i Hapur”

Minishengeni do të quhet “Ballkani i Hapur”, për t’u dhënë mundësi edhe vendeve te tjera në rajon për tu bërë pjesë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev, janë mbledhur sot në Shkup për Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë mungon kryeministri kosovar Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë tryezë që është zhvilluar për Minishengenin ballkanik.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Samiti ka nisur me fjalën fillimisht të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka theksuar rëndësinë e nismës së MiniShengenit, e cila do të marrë një emër të ri ditën e sotme.

Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

SHKARKO APP