Home Aktualitet Ministri Gonx...

Ministri Gonxhja: Vendi ka nevojë për një reformë të plotë që prek pensionet

115
0

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se vendit i duhet një reformë e plotë për pensionet, pasi sipas tij nuk mund të jenë në këtë gjendje që i kemi trashëguar.

“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur sivjet sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje që i kemi trashëguar. Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivues i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo. Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë sot për veten tonë, për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit, që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, tha ai gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Tiranë.

Gonxhja u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave, pasi thotë se sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit. Ai bëri thirrje që të aplikohet për punë në shtet, teksa ka thënë se shumë janë zhgënjyer dhe kanë frikë për të firmosur.

“Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe një herë tjetër të punojnë në shtet. Janë 126 vende që presin, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit