Home Aktualitet Ministri Hasa...

Ministri Hasani në Zagreb: Anëtarësimi në Bashkimin Europian, e ardhmja e vetme për Shqipërinë

14
0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, nga Zagrebi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, tha se duhet të bëhet maksimumi që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Gordan Grlić-Radman, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Hasani u shpreh se e ardhmja e rajonit është BE-ja.

“Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Qeveria, faktori politik dhe e gjithë shoqëria shqiptare nuk kanë asnjë mëdyshje mbi këtë të ardhme dhe ne mund të jemi ndër rastet unike, ku i gjithë spektri politik është proevropian. Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje. Pasi e ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, nënvizoi Hasani.

Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare për herë të parë në Kroaci. Më herët, ministri u takua me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Më tej, kryediplomati i Shqipërisë zhvilloi një takim dhe konferencë për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grlić-Radman. Ministri Hasani gjithashtu do të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit