Home Aktualitet Ministri i Mb...

Ministri i Mbrojtjes: Baza e NATO-s në Kuçovë aset i të gjithë rajonit

19
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një aset për gjithë rajonin. Në ceremoninë e hapjes, Peleshi tha se kjo bazë do të shërbejë për forcat ajrore dhe operacionet e përbashkëta me NATO-n.

“Sot, deklarojme zyrtarisht rihapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës, e cila përbën një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbejë si një “bazë ajrore taktike dhe operacionale” për Aleancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës.

Ndjenja e krenarisë që sot provojmë është mëse e ligjshme, jo vetëm për rezultatin e dukshëm të një ekipi të jashtëzakonshëm ekspertësh dhe teknikësh që kanë punuar ditë e natë për rigritjen e kësaj baze, por edhe për faktin se një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive. Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për Forcat tona Ajrore, për tëcilat vemendja dhe investimi nuk do të rreshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullsisë sonë, por edhe të aleatëve tanë. Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar, te siguruar me mbështetjen eShteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm, në një të ardhme të afërt. Dhe për këtë qëllim po punohet fort!

Miq dhe aleatë, Konsiderojeni këtë bazë si njëpikë strategjike të rëndësishme për operacionet tuaja në mbështetje dhe mbrojtje të paqes, si dhe për misionetdhe operacionet e Aleancës sonë.Por, gjithashtu, kjo bazë ka kapacitetin e nevojshëm për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në përballje me fatkeqësitë natyrore. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtuar se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballëçdo situate.

Jo më larg se dy vite më parë, askush nga ne nuk do ta kishte menduar kurrë se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli krejtësisht të pafajshëm, siç dhe po ndodh me agresionin rus në Ukrainë. Pamjet e një lufte të tillë konvencionale, të ngjashme me tmerret e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, tronditën bindjen se siguria në shekullin ku jetojmënuk eshte e pacenueshme.Gjithçka pritet nga fronti i lindjes! Dhe ne duhet te jemi te pergatitur te mbrohemi me te vetmen formule fituese ne tavoline: bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtese.

Dhe ju siguroj se Shqiperia do te jete aty, e gatshme per te bere pjesen e saj nese koha do ta kerkoje. Ne perballjen me te keqen nuk ka kombe te medhenj dhe te vegjel. Sigurisht, numrat vlejne, por vlen me shume forca e shpirtit te nje kombi, dëshira për të mbijetuar, dinjteti për tu rreshtuar në anën e drejtë të historisë, ku, ne, shqiptarët jemi të ankoruar prej shekujsh.

Në këtë logjikë, baza që inagurojmë sot është një aset për të gjithë rajonin. Shqipëria do të vijojë përpjekjet e saj për të vendosur në përdorim të NATO-s edhe Portin Ushtarak të Porto Romano-s, që bashke me projektin strategjik te korridorit te VIII i siguron Aleances aksin më të shkurtër të kalimit nga brigjet e Adriatikut në Detin e Zi.Shpresojmë të kemi mbështetjen e vendeve aleate dhe mike në këtë projekt madhor! Duke u rikthyer tek inagurimi i sotëm, me lejoni te shpreh falenderim dhe mirënjohje të thellë për gjithkënd që punoi në rikthimin në shkëlqim të plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës”, tha Peleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit