Ministri Manja: Nuk duam votat e Bashës me kusht. Amnistia Penale do të marrë mbi 90 vota

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku PS tërhoqi projektligjin për amnistinë penale.

Manja tha se do marrin mbi 90 vota pro për miratimin e amnistisë penale.

“Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi, janë 700 burra dhe gra që presin nga ky akt dëshire. Ka mbi 4 vite që ky parlament nuk ka bërë amnisti. Nuk duam votat e Lulzim Bashës me kusht. Duam votat e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë ligjin. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha Manja.

SHKARKO APP