Home Aktualitet Ministri Manj...

Ministri Manja për Amnistinë Penale: Janë 4 raste zyrtarësh që përfitojnë, jo të dënuarit nga GJKKO

81
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përgjigjur mbi akuzat e opozitës që pretendon se ndryshimet në projektligjin për Amnistinë Penale janë bërë për të amistuar zyrtarët e lartë të korruptuar.

Manja sqaroi se nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë që përfitojnë nga kjo amnisti, duke theksuar se projektligji mund të përfshijë vetëm 3 apo 4 raste zyrtarësh të ulët apo të mesëm që gjithsesi do të përfundonin dënimin e tyre në qershor.

”Janë 3 apo 4 raste zyrtarësh të ulët e të mesëm, që edhe nëse nuk përfitojnë nga amnistia, në qershor lirohen sepse përfundojnë dënimin. Absolutisht asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga kjo amnisti. Amendamenti u jep mundësinë të uljes nga dënimi 1 vit burrave dhe 1 vit e gjysmë grave. Nuk përfitojnë nga amnistia të dënuarit nga GJKKO për korrupsion apo krim të organizuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit