Ministri Mazniku: Po punojmë që të rrisim pagat e punonjësve të bashkive

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku shkruan në profilin e tij në facebook: “Punojmë që në gjysmën e dytë të vitit 2024 të rrisim në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Patjetër që në këtë përpjekje edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve tanë.

Bashkë me kolegët e Ministrisë së Financave diskutuam edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do prezantohet financimi mbi bazën e performancës. Bashkitë që kanë rezultate më të mira do të marrin më shumë para”.

SHKARKO APP