Ministri Mazniku: Rritje e konsiderueshme e pagave për punonjësit e pushtetit vendor

“Diskutuam me 14 kryetarët e bashkive me numër banorësh deri në 100 mijë, për mënyrën se si do të ristrukturojmë stafet e bashkive për të rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët si dhe rritjen ambicioze të pagave për punonjësit.
Ramë dakord që të ketë një ndarje në organigramën e bashkive që të ketë një strukturë të qartë të bashkive mes pjesës politik-bërëse të saj dhe funksioneve dhe shërbimeve.
Gjithashtu, rritja e konsiderueshme e pagave do të ndodhë shumë shpejt dhe punonjësit e pushtetit vendor do të paguhen për të njëjtën detyrë, njësoj në çdo bashki.
Një hap përpara drejt mirëfunksionimit të bashkive dhe mirëqeverisjes për qytetarët tanë”, shkruan Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP