Ministri serb shpërthen kundër Albin Kurtit: Budalla! Nga ai mund të presësh çdo gjë

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Vulin ka shpërthyer kundë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.

Për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla dhe sipas tij ai person gjendet në Prishtinë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini shkruan RTV.rs.

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar.

Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çdo prej tyre”, është shprehur Vulin. Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.

SHKARKO APP