Home Aktualitet Ministria e S...

Ministria e Shëndetësisë: Raportohen 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

9
0

Tetëmbëdhjetë raste të reja janë shënuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Po ashtu, po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetsisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2821

Testime totale 746,268

Raste pozitive 132,415

Raste të shëruara 129,761

Raste Aktive 202

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56

Tiranë 53

Berat 31

Lezhë 15

Korçë 13

Elbasan 13

Vlorë 4

Gjirokastër 4

Durrës 4

Fier 4

Kukës 2

Dibër 3

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit