Home Aktualitet Ministrja e B...

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj: Lehtësi fiskale për investimet në agroturizëm

23
0

Në agroturizmin “Adora” i kuruar në detaje, ku kënaqësia e mysafirëve është prioritet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e Pavlos që pas 8 vitesh qëndrimi në Zvicër, u kthye në vendlindje dhe ngriti agroturizmin “Adora”.

Agroturizmin “Adora”, është një investim mes ajrit të pastër të maleve afër liqenit të Komanit në Fierzë, dhe të ofron të gjitha produktet e zonës duke njohur turistë vendas e të huaj me shijen e mrekullueshme dhe cilësinë e produkteve “Made in Albania”.

Kjo pikë agroturistike është mjaft e frekuentuar nga pushuesit vendas dhe të huaj, sidomos tani në sezonin e verës.

Ministra u shpreh se, agroturizmi është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. “Ndaj dhe mbështetja për këtë sektor do të vijoj”, tha ajo.

“Nëpërmjet lehtësive fiskale dhe procedurave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë mbështetjen për këtë sektor duke promovuar ruajtjen e traditave dhe kulturës lokale, nxitjen e ekonomisë rurale dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale”, tha Denaj. ATSH

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit