Home Aktualitet Ministrja Gjo...

Ministrja Gjonaj: 143 të dënuar janë të vaksinuar, procesi vijon

16
0

Procesi i vaksinimit është përhapur edhe në burgjet e vendit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë sot të dhëna mbi ecurinë e vaksinimit. Sipas saj, procesi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.

“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksnimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës”,-shkruan Gjonaj. Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione. “Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar”,tha më tej.

Kurse dje Gjonaj bëri me dije fillimin e procesit të vaksinimit në burgje. Dozat e para të vaksinave janë dërguar në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në rrugën“Jordan Misja”, që njihet edhe si burgu i sigurisë së lartë 313, fillimisht vetëm për disa lloje kategorish. Të parët që po vaksinohen janë kategoria e të burgosurve me sëmundje kronike dhe ata që janë mbi moshën 55-vjeç. Po ashtu doza të tjera janë dërguar edhe në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në zonën e “Ali Demit”, ku vuajnë dënimin për gratë e dënuara.

“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër Covid-19 të personave të dënuar. Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55-vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara. Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”.

Fushata e vaksinimit masiv vijon me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar mbi 842 mijë shqiptarë. Mbi 250 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-covid. Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 900 mijë doza të vaksinave anti-covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza. Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Ministria gjithashtu u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën. Apel ka edhe për vijimin e zbatimit të rregullave për parandalimin e Covid-19.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit