Home Aktualitet Ministrja Koç...

Ministrja Koçiu: Vaksina falas anti-grip në qendrat shëndetësore për të gjitha grupet e riskuara

25
0

Vaksinat falas antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, si personel mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shkruan se vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Ministrja Koçiu i bën apel të gjithëve që të vaksinohen teksa shton se në këtë mënyrë mbrohen dhe të tjerët.

“Vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, shkruan ministrja Koçiu

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit