Mirela Oktrova, gazetarja dhe profesorja njohur do të jetë kandidate e Bindjes Demokratike në Tiranë. Njoftimi për kandidimin e saj është dhënë nga drejtuesi i Bindjes Astrit Patozi.
“MIRELA OKTROVA, NJË TJETËR PERSONALITET PUBLIK QË I BASHKOHET EKIPIT TË TIRANËS Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Welle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.
Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj”,- shkruan Patozi në mesazhin e tij në Facebook.
Discussion about this post